17 blegtorë të Shtimes përfitojnë pajisje bujqësore nga BE-ja
EO
Ekonomi

17 blegtorë të Shtimes përfitojnë pajisje bujqësore nga BE-ja

Ekonomia Online

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka shpërndarë pajisje bujqësore për blegtorët e komunës së Shtimes. Përfitues nga programi, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë 17 blegtorë, që kanë përfituar mekanizëm bujqësor, serra, sistem të ujitjes, fidanë të ndryshëm, pajisje për bletari dhe pajisje për përpunimin e ëmbëlsirave – në vlerë prej 5 mijë euro secili.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka shpjeguar se sot po shpërndajnë “lakto-friza”, për ruajtjen e qumështit dhe prodhimeve bujqësore me 17 përfituesit e fazës së II-të në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”.

Ndërsa si pjesë e projektit dyvjeçar (2020-2022), të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me disa komuna, janë përkrahur 90 blegtorë. “45 kanë ndjekur trajnime dhe kanë marrë certifikata”, bëri të ditur Bunjaku.


APR
Romay Lift