Kreu i OBSH-së merr edhe një mandat të ri pesëvjeçar
Shëndetësi

Kreu i OBSH-së merr edhe një mandat të ri pesëvjeçar

Tedros Adhanom Ghebreyesus u rizgjodh në krye të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të martën, për një mandat të ri pesëvjeçar, u njoftua në Gjenevë.

Tedros, njeriu i parë nga Afrika në krye të OBSH-së, nuk kishte kundërshtarë në asamblenë vjetore të organizatës.

Urimet i ka dërguar menjëherë ministri gjerman i Shëndetësisë, i cili ka shkruar në Twitter se Tedros është zgjedhur me 155 vota nga 160.

“Rezultat spektakolar. Urime, e merituar”, ka shkruar, Karl Lauterbach.


APR
Romay Lift