Zhvillimi ekonomik lokal prioritet për AKB dhe AKK
FOTO/ AKB
Ekonomi

Zhvillimi ekonomik lokal prioritet për AKB dhe AKK

A.BELA/ RTKlive.com

Kryetari i AKB-së Agim Shahini të premten është takuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimin, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e zgjerimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave AKB dhe AKK.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e Komunave me bizneset, aktivitetet e përbashkëta mes Komunave dhe AKB-së në promovimin e produkteve vendore.

Po ashtu temë e takimit ishte edhe lobimi i përbashkët për të mirën e zhvillimit ekomomik lokal si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta në diasporë mes Komunave dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Përfaqësuesitë e Asociacionit të Komunave të Kosovës ata të Aleancës Kosovare të Biznesit janë pajtuar për hartimin e projekteve dhe iniciativave të ndryshme për bashkëpunim rajonal ekonomik.

“Palët në takim kanë kërkuar që të të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale mes Operatorëve Ekonomik dhe Qeverisë e Komunave për ndryshimin e çmimit të tyre konform ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës)”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

TEMAT:


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa