07:40 / 30.05.2022
75 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në total numri i rasteve aktive është 75.
Në 24-orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rezultat pozitiv me koronavirus, dhe nuk ka pasur asnjë të vdekur nga COVID-i.
Ndërkohë janë shëruar 28 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 134.























