08:21 / 31.05.2022
66 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në total numri i rasteve aktive është 66.
Në 24-orët e janë shënuar pesë raste të reja me koronavirus, dhe nuk ka pasur asnjë të vdekur nga COVID-i.
Ndërkohë janë shëruar 14 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 148.























