Gjashtë raste të reja me Covid-19
BKT
RTK
Shëndetësi

Gjashtë raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160. Në total numri i rasteve aktive është 60, njofton kjo ministri.


MË SHUME NGA Shëndetësi