15:24 / 01.06.2022
14 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se Nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.Në total numri i rasteve aktive është 65, njofton kjo ministri.
























