AKP aprovoi shpërndarjen për kreditorët e 7 ndërmarrjeve shoqërore
BKT
Ekonomi

AKP aprovoi shpërndarjen për kreditorët e 7 ndërmarrjeve shoqërore

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) sot ka aprovuar shpërndarjet për kreditorët e shtatë ndërmarrjeve shoqërore dhe mori vendim të heqë dorë nga disa prona pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Bordi shqyrtoi raportin mujor të  menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi, aprovoi edhe raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022”, njofton zyra për informim e AKP-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se u miratua transferi pronësor i pronës shoqërore për gjykatën në Prizren, pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjykatën në Prizren të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).

Në këtë mbledhje u aprovua edhe raporti i Komisionit të Banesave, transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjykatën në Mitrovicë, transferimin pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bordi i AKP-së sqaron se me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si varreza, rrugë, parqe dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten te komunat për të mirën publike: NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078, NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095, NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037, NTSH Rugova, NSH UTVA Pejë, NSH Eurometal Ferizaj dhe NSH Radusha Istog. 

Bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe )  dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi