Guvernatori Mehmeti e ambasadori Biggi flasin për zhvillimet makroekonomike
BKT
Foto: BQK
Ekonomi

Guvernatori Mehmeti e ambasadori Biggi flasin për zhvillimet makroekonomike

Emine Hoti/RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi të cilin e ka njoftuar me zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar.

Sipas njoftimit të BQK-së, Guvernatori Mehmeti tha se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

"Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovëz. AndreaCarloBiggi vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar,, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi