15:23 / 04.06.2022
Gjashtë raste të reja me COVID
Valbona Thaçi/RTKLive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190. Në total numri i rasteve aktive është 57
Poashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës. Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas njoftimit deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.