Rizvanolli: Strategjia e re e energjisë i jep formë ekonomisë së Kosovës
Foto/ RTKlive
Ekonomi

Rizvanolli: Strategjia e re e energjisë i jep formë ekonomisë së Kosovës

Afet BELA/ RTKlive

(E plotësuar, ora 11:20) Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në një konferencë për media ka bërë me dije se “Strategjia e re e Energjisë 2022-2031”, do t’i jep formë ekonomisë dhe sektorit energjetik të Kosovës.

“Ka qenë tejet e rëndësishme që strategjia e energjisë të jetë e balancuar, strategjia paraqet rrugën e re që të e cim përpara. Në këtë strategji kemi dhënë zgjidhje të reja për energjinë”, tha ajo, raporton RTKlive.

Sipas saj siguria e furnizimit do të përforcohet që të kemi stabilitet. “Në Termocentralin “Kosova B” do të bëhen investime për të arritur efiçiencën dhe për të ulur ndotjen. Një njësi  e "Kosovës  A", do të revitalizohet”, tha ajo.

Po ashtu sipas ministres, do të punohet për të ndërtuar kapacitete të reja për të prodhuar energji nga dielli dhe era. Sipas saj synohet që në vitin 2028 njësitë e “Kosovës A”, të punojnë vetëm gjatë dimrit kur ka nevojë më shumë për energji.

Ajo ka folur edhe për integrimin e energjisë me Shqipërinë, për të cilën tha se qeveria e Kosovës është e interesuar për të thelluar bashkëpunimin.

Rizvanolli: Gjykata ka shtyrë vendimin për tarifa, nuk e ka anuluar atë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në një konferencë për media, ka folur për vendimin për tarifa. “ZRRE është ajo që duhet të jap sqarimet e duhura, vendimet e Gjykatës kanë sjellë paqartësi. Ekziston një keqinformim dhe keqkuptim, se vendimi për tarifa është anuluar”, tha ajo.

Hapen konsultimet publike për strategjinë e energjisë 2022-2031 (07:44)

Sot do të mbahet konferencë e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031.

Konferenca mbahet në ndërtesën e Qeverisë të Republikës së Kosovës në ora 11.00


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa