Kurtishaj kërkon nga Qeveria të heq urgjentisht akcizën për naftë
Foto arkiv/ RTK
Ekonomi

Kurtishaj kërkon nga Qeveria të heq urgjentisht akcizën për naftë

A.Bela / RTKlive

Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor të udhtarëve ka kërkuar nga Qeveria heqjen urgjente të akcizës për derivate të naftës në sektorin që ai përfaqëson.

Kurtishaj ka thënë se është mirë të merren masa parandaluese, se sa të ketë pasoja të nesërmen.

“Deri ku do të shkojë ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, urgjent Qeveria të heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë.
Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarve me autobusë vazhdojnnë të operojnë me vështirësi të mdha.
Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër”, ka shkruar Kurtishaj në "Facebook".

Ndryshe muaj më parë Qeveria e Kosovës, ka marrë Vendim që të përcaktoj çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë e pakicë të derivateve të naftës.

“Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes”.

“Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes”, thuhet në vendim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa