Kosova me çmime të derivateve si Gjermania
Foto: Veton Rugova/ Hamburg-Gjermani. Foto e shkrepur me 08.06.2022
Ekonomi

Kosova me çmime të derivateve si Gjermania

Jeton Musliu / RTKlive

Paga minimale në Kosovë është 170 euro, kurse paga minimale në Gjermani është 1.621 euro. Në anën tjetër, çmimet e derivateve në një pikë karburanti në Hamburg të Gjermanisë, bazuar në tabelën e publikuar sot, janë thuajse të njëjta me ato të në Kosovë.

Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të rriten. Në krahasim me pagën minimale dhe standardin ekonomik të vendit, llogaritet se ato janë shumë të larta.

Vetëm sot, çmimet e derivateve kanë mbërritur në 1.84 euro për litër të benzinës kurse 1.82 për atë të naftës.

Ndërkohë, standardi ekonomik mbetet edhe më tej larg atij të Bashkimit Evropian. Megjithatë, kjo nuk vlen për çmimet e derivateve, raporton RTKlive.

Në Gjermani, çmimet e derivateve dallojnë fare pak nga ato të Kosovë. Në Hamburg, në një pikë karburanti, çmimet janë 1.93 euro për litër të naftës kurse 1.90 deri 1.96 euro për atë të benzinës.

Në anën tjetër, sipas destatis.de (Institucionit Federal të Statistikave në Gjermani), që nga 1 janari i këtij viti, një orë punë me pagesën më të ulët, paguhet 9.82 euro. Kjo do të thotë se paga minimale në Gjermani është 1 mijë e 621 euro, me orar të plotë.

Ndërkohë, vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, raporton RTKlive.

Ajo është më e ulëta në Evropë, bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave-Eurostat.

Paga minimale në Kosovë është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

 

 

 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa