BSPK-ja merr vendim për presion sindikal ndaj qeverisë
Foto BSPK
Ekonomi

BSPK-ja merr vendim për presion sindikal ndaj qeverisë

Afet BELA/ RTKlive

Këshilli Drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se në mbledhje on line ka marrë vendim për përdorim të të gjitha forma ligjore për presione ndaj qeverisë.

“Është marrë vendim që të autorizohet kryetari i BSPK-së dhe kryesia Ekzekutive e BSPK-së të përdorin të gjitha format ligjore të veprimit e presionit sindikal për realizimin e qëllimeve sindikale po që se dështojnë negociatat me Partnerin Social – Qeverinë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Ndryshe javët e fundit ka pasur debat mes qeverisë dhe sindikatave rreth çështjes se kush ka të drejtë të ndryshoj ligjin për pagë minimale.

Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro, ndërsa BSPK ka vlerësuar se pagën minimale ka të drejtë ta propozojë vetëm KES-i.

 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa