10 raste të reja me COVID-19, janë shëruar pesë qytetarë
Shëndetësi

10 raste të reja me COVID-19, janë shëruar pesë qytetarë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214. Në total numri i rasteve aktive është 54.

Mund të jetë një imazh i teksti


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa