Bie në 5% numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë
FOTO BKS
Ekonomi

Bie në 5% numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë

Afet Bela / RTKlive

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka organizuar të enjten tryezën e diskutimit me temën `Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër`.

Hysen Durmishi zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha se masat që janë ndërmarrë nga institutionet e Kosovës janë dëshmi e përkushtimit për të zhjidhura çështjen e Kartonit të Gjelbër.

"Për këtë kohë që jemi në qeveri e kemi marrë me seriozitet çështjen e Kartonit të Gjelbër. Ne si shtet nuk jemi pjesë e OKB-së dhe kjo na shkakton probleme. Ne kemi diskutuar modalitetet për vendosjen e stikersave si masë dhe kriter për uljen e auotomjeteve të pargjistruara në Kosovë. Masat që i kemi marrë me vendosjen e stikersave që kanë zero euro për qytetarët kanë pasur efekt", tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij me vendosjen e stikersave menjëherë ka filluar rënie e numrit të automjeteve të parigjistruara dhe pa siguruara në vend.

Durmishi përmendi edhe ndryshimin e ligjit për automjete e që sipas tij do të mund të ndodh gjatë këtij viti.

Kurse drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku tha se veturat e  paregjistruar dhe të pasiguruara janë sfidë jo vetëm për Kosovë, por edhe vendet e tjera.

"Veprimet që janë marrë në 15 muajt e fundit kanë pasur efekt. Kemi thënë që janë mbi 200 mijë vetura të paregjiistruara në Kosovë. Ne kemi bërë memorandum për stikersa me BQK-në dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha ai.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet që i kanë bërë me byrot e vendeve të rajonit. Sipas tij po shikohen modalitete për të pasur zgjidhje për Kartonin e Gjelbërt.

Mazreku bëri me dije se më 28 korrik 2022 në Bruksel janë të ftuar së bashku me guvernatorin e BQK-së Fehmi Mehmeti për të diskutuar për Kartonin e Gjelbër dhe që zgjidhja mund të ofrohet nga një shtet mik i Kosovës.

Ai tha se çdo qytetarë që bën dëm, pra aksident pa sigurim do të detyrohet të paguajë dëmin dhe nuk mund t'i ik pagesës së dëmit.

Mazreku ka kërkuar të hiqen kushtëzimet për regjistrim të veturave.

Kurse Ramize Ramadani nga Banka Qendrore të Republikës së Kosovës, tha se BQK-ja gjithëherë ka punuar për të pasur stabilitet në sektorin e sigurimeve.

Blerim Camaj, zëvendësues i Kryeshefit ekzekutiv në Agjencinë e Regjstrimit Civil ( ARC), bëri me dije se që nga fillimi janë vendosur mbi 69 mijë stikersa në automjetet e qytetarëve të Kosovës.

"Automjetete të regjistruara në Kosovë janë 408.219, ndërsa të paregjistruara janë 20960 apo 5% në total. Kjo shifër ka ardhur si pasojë e stikersave dhe masave tjera që janë ndërmarrë", tha Camaj.

Edhe Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se policia në krahasim me vendet e rajonit është më mirë.

Ai ka folur edhe për veturat e paregjistruara që ende janë qenë problem dhe po rrezikoj trafikun në vend.

 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa