ATK-ja gjobit bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro
Ekonomi

ATK-ja gjobit bizneset në vlerë mbi 1.2 milion euro

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse te bizneset dhe si rezultat i konstatimeve në teren, janë lëshuar 3,534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.

Sipas një komunikate nga ATK-ja, vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion vlera e tij arrin në 155, 387 euro.

“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022 Vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 155,387. Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Tutje vazhdon komunikata se trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK njofton se do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa