Ndërtimi i autosatradës Prishtinë-Merdar- Nish, do të financohet nga WBIF
Foto:WBIF
Ekonomi

Ndërtimi i autosatradës Prishtinë-Merdar- Nish, do të financohet nga WBIF

Jeton Musliu / RTKlive

Vetëm 7.5 milion euro pritet që të kushtojë ndërtimi i autostradës nga Prishtina deri në Merdar, në kufi me Serbinë.

Ndonëse ndërtimi i kësaj autostrade me gjatësi rreth 30 kilometra mund të kushtojë më shumë se kaq, pjesa tjetër e parave do të jenë financim i BE-së dhe programeve të ndryshime të investimeve.

Kështu, Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF, që është një platformë e përbashkët financiare e Komisionit Europian, organizatave financiare dhe shteteve anëtare të BE-së, që synon investime në sektorëve publikë dhe privatë në rajonin e Ballkanit perëndimor, publikoi ditë më parë një listë projektesh prioritare, që janë miratuar për financim në këtë rajon. Mes tyre figuron edhe autostrada Prishtinë- Merdar-Nish (Serbi) që me kosto të përgjithshme është llogaritur të kushtojë 204.7 milionë euro.

“Shtrirja treguese e Rrjetit Bërthamë TEN-T në Ballkanin perëndimor përfshin rrugën Nish – Merdar – Prishtinë që është rruga 7, e njohur edhe si “Autostrada e Paqes”, shkruan në përshkrimin e projektit investues. “Ky projekt investues do të rehabilitojë dhe përmirësojë në standardet e autostradës, pjesën 27 km të autostradës në Kosovë, nga Prishtina deri në kufirin me Serbinë në Merdar”.

Më tej projekti përshkruan se kjo rrugë,  e lidhur strategjikisht me korridoret IV dhe X,  është thelbësore për transportin e mallrave dhe pasagjerëve në Ballkanin perëndimor, raporton RTKlive.

“Është rruga më e shkurtër e rajonit nga porti i Durrësit në detin Adriatik me Evropën Juglindore dhe Qendrore, si dhe me Detin e Zi”, sqarohet në këtë projekt.

Këto projekte të WBIF në infrastrukturë, janë të ndryshme dhe përfshijmë 6 projekte autostradash, që kanë ndikim në mënyra të ndryshme, në gjashtë shtetet e rajonit.

Gjatësia e autostradave që do të financohen nga BE në Ballkan është gjithsej 123 kilometër, ndërsa kosto totale e ndërtimit është 1,2 miliardë euro ose rreth 10 mln euro për kilometër.  Një nga këto segmente është edhe në Shqipëri pjesë e “Autostradës Adriatiko -Joniane”, raporton RTKlive.

Plani i përgjithshëm i WBIF mund të shikohet në tërësi në këtë link:

https://www.wbif.eu/storage/app/media/News/2022%20Endorsed%20flagships%20February/WBIF%202022%20Endorsed%20Flagship%20Projects%2024.02.22.pdf

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa