Kryetari i BSPK-së takoi përfaqësuesit e USAID në Filadelfia të SHBA-së
Ekonomi

Kryetari i BSPK-së takoi përfaqësuesit e USAID në Filadelfia të SHBA-së

Muharrem Miftari/RTKlive

Në vazhdën takimeve në kuadër të vizitës zyrtare në Filadelfia, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u takua me Bama Arthreya, Zëvendës Asistenten e Administratorit të Qendrës për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave dhe Qendrën e Zhvillimit Gjithëpërfshirës në Byronë për Zhvillim, Demokraci dhe Inovacion të USAID-it.

Sikundër bëhet e ditur nga zyra për informim e BSPK-së, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, njoftoi për gjendjen e arsimit në Kosovë, për aktivitetin sindikal gjatë kohës së COVID-19, por edhe për bashkëpunimin me sindikatat tjera në nivel vendor e ndërkombëtar.

 Ai, më tej njoftoi se bëri prezantimin e nevojave dhe veprimet që duhen ndërmarrë duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit, kryesisht për të rinjtë e Kosovës dhe rolin vendimtar të sindikatave në këtë sektor.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa