Deri në fund të vitit, 200 mjekë do ta lënë Kosovën
Foto: RTK
Shëndetësi

Deri në fund të vitit, 200 mjekë do ta lënë Kosovën

Kimete Kasumi/ RTKlive

Mbrëmë në magazinën ‘Lajmet e fundit’ në RTK, i ftuar ka qenë kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu. Ai ka folur për gjendjen në shendetësi, për numrin e mjekëve, infermierëve të larguar nga institucionet publike shëndetësore, por edhe nga Kosova, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, Sejdiu foli edhe për problemet e mjekëve me të cilat përballen gjatë shërbimeve shëndetësore.

Sejdiu tha se deri në fund të vitit parashihet që 200 mjekë do të largohen nga Kosova.

“Shifra e ditës së sotme deri në mesditë është se 95 mjekë të rinj do ta lënë vendin", tha Sejdiu.

"Ky numër po shkon në drejtim të parashikimeve që i kemi pasur qysh në fillim të vitit, që deri në fund të vitit, 200 mjekë do të largohen nga Kosova", tha ai përballë gazetares Jehona Zhitia.

Sejdiu u shpreh se kjo gjendje është shqetësuese për faktin se ende nuk ka një lëvizje në drejtim të ndërmarrjes të hapave konkretë në parandalimin e përkeqësimit.

"Normal që nuk do të mund të ndalet largimi i tërësishëm i tyre, por një numër i tyre me disa ndryshime, do të ndaleshin”, shtoi Sejdiu në magazinën ‘Lajmet e fundit’ në RTK.

Ai dha tri arsye pse po ndodhë largimi i mantelbardhëve nga vendi.

“E para janë kushtet e punës, e dyta kushtet e specializimit dhe shkollimit postdiplomik, e treta është paga”.

Për më shumë ndiqeni edhe intërvistën më poshtë:


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa