Zëvendëskryeministrja Rexhepi takoi guvernatorin dhe drejtorin e BKS-së
Foto nga profili i Rexhepit në `Facebook`
Ekonomi

Zëvendëskryeministrja Rexhepi takoi guvernatorin dhe drejtorin e BKS-së

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti si dhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku.

"Gjatë takimit guvernatori Mehmeti e njoftoi nga afër zëvendëskryeministren Rexhepi rreth përfaqësimit të komuniteteve në vendimmarrje në Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe punëve që aktualisht janë duke u bërë në BQK. Gjithashtu gjatë takimit Mazreku ka njoftuar se tashmë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në aspektin teknik si asnjëherë më parë është përgatitur për tu anëtarësuar në Byronë e Kartonit të Gjelbër", ka shkruar Rexhepi në "Facebook".


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa