15 raste të reja me Covid-19
Foto: RTK
Shëndetësi

15 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës, njofton MSh

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259. Në total numri i rasteve aktive është 67, njofton kjo ministri.

.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa