67 raste aktive me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID- 19 është 67.
Siç thuhet në njoftim, nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës, njofton MSh
Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259, njofton kjo ministri.























