12:21 / 16.06.2022
17 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269. Në total numri i rasteve aktive është 74, njofton kjo ministri.