25 raste të reja me Covid-19
Foto: RTK
Shëndetësi

25 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274. Në total numri i rasteve aktive është 94, njofton kjo ministri.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa