14:57 / 17.06.2022
Në ambulancat specialistike, rekord të vizitave gjatë 5 muajve
Kimete Kasumi/ RTKlive
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, respektivisht në Ambulancat Specialistike, është shënuar rekord shifrash të vizitave gjatë periudhës janar-maj 2022.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se sipas raportit të punës, u kryen 70 mijë e 227 vizita.
"Më së shumti pati në muajin mars, në të cilin janë realizuar 17 mijë e 27 vizita ambulantore- specialistike.
Kurse gjatë muajit janar kishte 11 mijë e 695 vizita në ambulancat specialistike, më së paku për këtë periudhë kohore", thuhet në njoftim.