16 raste të reja me Covid-19
Foto: RTKlive
Shëndetësi

16 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282. Në total numri i rasteve aktive është 101, njofton kjo ministri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa