MFPT dhe Fondi OPEC nënshkruajnë marrëveshje për sektorin privat
Ekonomi

MFPT dhe Fondi OPEC nënshkruajnë marrëveshje për sektorin privat

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve , Murati dhe drejtori Gjeneral i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar nënshkruan marrëveshjen për operimin e Fondit në sektorin privat.

“Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin për Zhvillim të organizuar nga Fondi OPEC, ministri Murati nënshkroi marrëveshjen me Drejtorin Gjeneral, Dr. Abdulhamid Alkhalifa për operimet e Fondit në sektorin privat. Marrëveshja synon të krijojë një kornizë adekuate për funksionimin e Fondit OPEC në sektorin privat, dhe si e tillë të mobilizojë financimin dhe investimet në këtë sektor”, njofton zyra për informim e MFPT.

Bëhet e ditur se ministri Murati theksoi se me anë të kësaj marrëveshje parashihet të mobilizohet më tutje potenciali në likuiditetin e bankave tona përmes programeve të ndarjes së rrezikut dhe ky likuiditet të drejtohet edhe në sektorit privat, e veçanërisht drejt NVM-ve dhe bizneseve të grave.

“Tutje, Drejtori Gjeneral nga Fondi OPEC vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe theksoi përfitimet e sektorin privat, si kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Ai gjithashtu falënderoi Ministri Murati për bashkëpunimin e theksuar dhe pjesëmarrjen e tij në forum”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Kurse, drejtuesi i OPEC-ut për Sektorin Privat shprehu gatishmërinë e zhvillimit të mundësive të bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë, duke theksuar se programet e Fondit OPEC përkojnë ngushtë me nevojat e tregut kosovar.

Forumi “Qëndrueshmëria dhe Barazia Ekonomike” është Forumi i parë i Fondit OPEC për Zhvillim dhe ka për qëllim diskutimin e ndryshimeve klimatike, qasjen në energji dhe sigurinë ushqimore.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Ekonomi