Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës
KP
Ekonomi

Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës

KP

Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës Ujëvara e Bogovës në Parkun Kombëtar të Tomorit në Shqipëri vitet e fundit po tërheq turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë nga afër këtë bukuri natyrore.

Administrata e Zonave të Mbrojtura, Berat ndau momente nga vizita e turistëve të huaj në këtë ujëvarë, që është oazë freskie në këto ditë me temperatura të larta.

“Turistë të huaj tek Ujëvara e Bogovës. Megjithëse në këtë periudhë ka pak ujë, përsëri bukuria qëndron, qetësia dhe freskia është e pranishme, duke të ofruar një oazë në këto ditë me temperatura të larta”, shprehet ADZM, Berat.

Ujëvara e Bogovës, është monument natyror dhe një nga më të bukurat në vend që vizitohet nga mijëra turistë gjatë të gjitha stinëve.

Ujëvara është e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra. Ujërat e kristalta, zhurma tunduese e ujëvarës që bie pareshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, si dhe prania e akullit e bëjnë atë të jashtëzakonshme dhe ndjellëse për turistët.

Ujëvara e Bogovës është një magnet për të gjithë vizitorët e Malit të Tomorit, një ndalesë ku në verë shuajnë nxehtësinë në ujërat e ftohta dhe në dimër mahniten nga bukuritë që të ofron prania e akullit.


APR
Romay Lift