Kontrata me Limakun, e mban Kosovën me vetëm një aeroport
FOTO Arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Kontrata me Limakun, e mban Kosovën me vetëm një aeroport

Afet BELA, RTKlive

Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që ka në shërbim vetëm një aeroport. Vendet e tjera të Ballkanit kanë dy ose më shumë aeroporte, qoftë civile apo edhe ushtarake.

Në procesin e koncesionimit të Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në kontratën për koncesionim ndërmjet LIMAK dhe Qeverisë, të vitit 2010 neni 13.6 i Kontratës, Aeroporti i Prishtinës nuk i nënshtrohet konkurrencës së drejtëpërdrejtë nga hapja e ndonjë aeroporti të ri në territorin e Kosovës, kjo pasi që qeveria sipas kontratës është e obliguar që ta mbajë të padëmtuar partnerin privat nga humbjet që do të shkaktoheshin nga hapja e ndonjë aeroporti të dytë në Kosovë.

MMPHI: Aeroport tjetër vetëm pas studimit të fizibilitetit

Edhe pse shihet si nevojë për Kosovën, që të ketë edhe një aeroport tjetër, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në një përgjigje për RTKlive thotë se Plani i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, për të pasur një aeroport tjetër civil, mund të vjen në konsideratë vetëm pas një studimi të fizibilitetit për arsyeshmërinë e investimeve. May be an image of text

“Aeroportin e Gjakovës, shteti i Kosovës ia ka dhënë në menaxhim të Ministrisë se Mbrojtjes e cila tani i ndërrmerr veprimet në bazë të planeve të veta të parapara. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk është i pa konkurrencë, sepse ka konkurrencë me aeroportet e shteteve fqinje, ANP, ka kapacitet për pranimin deri të 5 milionë pasagjerëve brenda vitit”, thonë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Gërxhaliu: Kosova ka nevojë për një aeroport alternativ

Nevojën e një aeroporti i të dytë në Kosovë, e sheh të leverdishme edhe njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu. Sipas tij do të ishte pozitive që Kosova të ketë më shumë se një aeroport, përveq atij të Prishtinës. “Kriza globale dhe lufta në Ukrainë e kanë bërë transportin ajror nevojë të kohës. Përveç inflacionit dhe stagflacionit është duke u goditur edhe sektori i transportit. Prandaj përveç hekurudhës që tani është në agjendë të qeverisë së Kosovës, duhet të mendohet edhe për alternativën e aeroportit të dytë”, tha ai për RTKlive.

Gërxhaliu vlerësoi se Kosova ka nevoje për një aeroport alternativ dhe për këtë qeveria duhet ta ketë në prioritet, dhe për këtë Aeroporti i Gjakovës do të ishte një alternativë e mirë. “Nëse është e pamundur dhe konkurruese për shkak të kontratës që ka qeveria e Kosovës me LIMAK-un që menaxhon Aeroportin e Prishtinës, për të pasur nj aeroport të dytë, atëherë duhet të shikohet mundësia të kemi qoftë edhe për Logjistikë dhe Cargo”, tha ai. Gërxhaliu: BQK-ja, storie e suksesit në raportin e progresit – Epoka e Re

Sipas Gërxhaliut nëse Kosova do të kishte aeroport tjetër, do të kishte më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Ai vlerësoi se sot transporti është një indikatorët kyq të bartjes së mallrave dhe udhtarëve. “Transporti me anije tani ka përjetuar rritje enorme të cmimeve, prandaj tani ajën dy alternativa më të mira, hekurudhat dhe transportit ajror. Dhe për këtë Kosova e meriton ta ketë edhe një aeroport tjetër të dytë”, theksoi ai.

Shala: Një aeroport i vetëm nuk është i mjaftueshëm për Kosovën

Roli dhe nevoja e aeroporteve në zhvillimin socio-ekonomikë dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, janë më rëndësi për Kosovën.

Avdi Shala, inxhinier i aeronautikës, i cili  aktualishtë merret me ndërtimin e avionëve në Gjermani, tha se aeroportet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin socio-ekonomik, kulturor e të sigurisë të një shteti. “Sipas studimeve të bëra, rreth 10% e buxhetit sigurohet nga të hyrat direkte e indirekte nga aeroportet e vendit. Kosova ka një territor të vogël dhe numri i banorëve nuk është i madh, sidoqoftë, një aeroport i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha nevojat qe ka vendi”, tha ai për RTKlive. No description available.

Duke shtuar se aviacioni në përgjithësi kategorizohet, e për t'i përmbushur ato kerkesa, poashtu edhe aeroportet kategorizohen. “Për planifikimin e aeroporteve të nevojshme në Kosovë, p.sh. numrin e tyre, kategorinë dhe përzgjedhjen e vendit të ndërtimit duhet marr parasysh një varg faktorësh. Personalisht, si specialist i fushës, e kam bërë një hulumtim të tillë dhe rezultatet e tij i kam përmbledhur në një dokument, të cilin pastaj ia kam dorëzuar Qeverisë. Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka kapacitete të mira për mbulimin e nevojave të fluturimeve ndërkombëtare. Por kjo nuk është e pamjaftueshme, sepse Kosova ka një mërgatë të zhvilluar e shumë të lidhur me vendlindjen, andaj kemi një numer shumë të lartë të fluturimeve në aeroportin tonë. Po ashtu, një aeroport i vetëm, qe është pa konkurrencë, ka mundësi të vendos tarifa të larta ka e ka ndikim të madh edhe në çështje të tjera, p.sh. në vendosjen e interesave biznesore. Për këtë ne, sidomos në sezonin turistikë, paguajm bileta shumë të shtrenjta, dhe shumë nga qytetaret tanë, me të drejtë, po detyrohen të zgjedhin aeroportet e fqinjëve tanë, për të realizuar fluturimet e tyre”, tha ai. Aeroporti ndërkombëtar, në përgjithësi, është i shtrenjtë e sidomos për klasën e "aviacionit të përgjithshëm", i papërballueshëm. “Një plotësim shumë i mirë për Aeroportin “Adem Jashari” do të ishte Aeroporti i Gjakovës. Ky aeroport duhet të jetë civilo-ushtarak, ku në ta ardhmen mund të organizohen operime ushtarake, po ashtu operimet e kompanive që ofrojnë fluturime të lira, "fluturimet charter", të përdoret për shkolla pilotimi e aktivitete të ndryshme të "aviacionit të përgjithshëm". Veç këtij aeroporti, shumë më rëndësi është edhe mbrojtja e rregullimi i fushave ajrore të dikurshme, të cilat do të mund të përdoreshin për fluturine sportive-rekreative. Shtrirja e aeroporteve dhe fushave ajrore, duke marr parasysh kategorinë e tyre,  llojin e operimeve në ato aeroporte/fusha ajrore, nuk do të pengojnë fare njeri-tjetrin dhe do t’i mbulojnë të gjitha nevojat e aviacionit civil dhe shtetërorë në Republikën e Kosovës. Mungesa e revitalizimit dhe funksionalizimit të aeroporteve dhe fushave ajrore në vendin tonë vazhdon të mbaj peng zhvillimin e mëtutjeshëm të aviacionit në tërësi (hapjen e shkollave të pilotimit, kompanive ajrore, industrisë etj.). Me fjalë të tjera, revitalizimi dhe funksionalizimi i këtyre aeroporteve/fushave ajrore është hapi i  parë që duhet ndërmarrë nga shteti, dhe pastaj zhvillimi i aviacionit civil do të bëhet vetvetiu nga investimet dhe iniciativat private. Zhvillimi i Aviacionit Civil vetvetiu do t'i japë një impuls të madh edhe themelimit dhe funksionalizimit të njësitit të aviacionit në Policinë e Kosovës dhe atij ushtarakë”, tha ai.

Qeveria miratoi vendim preliminar për shpronësim në brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës

Këtë javë qeveria ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës. Këto shpronësime bëhen për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

12 vite që ANP ‘Adem Jashari”, menaxhohet nga “Limak-Lyon”

Ndryshe Qeveria e Kosovës më 12 gusht 2010 kishte nënshkruar marrëveshjen me konsorciumin “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ky konsorcium deri në vitin 2012 kishte paraparë të bëjë investime mbi 100 milionë euro. Kjo ishte hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajtën një kontratë me një konsorcium ndërkombëtar, raporton RTKlive.

Koncesionari me kontratë do të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele shumë më të larta të cilësisë. Në këmbim për të drejtat e tij, koncesionari i aeroportit do t’i paguajë Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% e të hyrave bruto të ANP-së për 20 vitet e ardhshme, në formë të tarifës vjetor të koncesionit. Varësisht nga rritja e numrit të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe, kjo tarifë mund të arrij shumën deri më 400 milion euro.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës `Adem Jashari` është në mesin e 100 aeroporteve më të ngarkuara në Evropë.

Dy aeroporte në Ballkan janë renditur ndër 100 më të ngarkuarit në kontinent, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën (ACI).

Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari, hyri në top 100 për herë të parë, duke u pozicionuar si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë të trajtuar.

Aeroporti i Splitit, si i treti më i ngarkuar në ish-Jugosllavi, u rendit pak jashtë 100 top-ave në vendin e 103-të. Ajo u pasua nga Zagrebi, i cili u pozicionua në vendin e 112-të, ndërsa Shkupi ishte në vendin e 113-të. Dubrovniku ishte aeroporti i 129-të më i ngarkuar i Evropës, ndërsa Sarajeva i 132-ti. Aeroporti i Lubjanës, i cili ra jashtë dhjetëshes më të ngarkuar në ish-Jugosllavi në vitin 2021, ishte i 154-ti më i ngarkuar në Evropë, pak pas Aeroportit Sinop në Turqi dhe përpara Aeroportit Rennes në Francë. Siç është raportuar më parë, aeroportet në ish-Jugosllavi trajtuan një total të kombinuar prej pak më shumë se 14.8 milionë pasagjerë në vitin 2021, 97.3% më shumë se një vit më parë, por ende 49.7% në rënie në para-pandeminë 2019.

Stambolli u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga Moska Sheremetyevo, Paris Charles de Gaulle, Amsterdam dhe Moska Domodedovo. Me një rënie prej 34,6% të numrit të udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64,6% të pasagjerëve në nivelet para Covid.

Tregu evropian më i prekur në vitin 2021 ishte Finlanda, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Republika Çeke dhe Irlanda.

 


APR
Romay Lift