AKB e cilëson antikushtetues, vendimin e Qeverisë për çmimet e derivateve
Foto: AKB/Facebook
Ekonomi

AKB e cilëson antikushtetues, vendimin e Qeverisë për çmimet e derivateve

Jeton Musliu / RTKlive

Aleanca Kosovare e Bizneseve po e vlerëson antikushtetues vendimin e sotëm të Qeverisë mbi çmimet e derivateve të naftës.

Sipas AKB-së, sektori i naftëtarëve është shumë i rëndësishëm për ekonominë vendore dhe nuk duhet injoruar.

Aleanca e Bizneseve ka kërkuar që Qeveria ta rishikojë Udhëzimin Administrativ dhe të marrë një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate, si dhe të përcaktojë limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset.

Në një komunikatë për media thuhet se sektori i naftëtarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonomin vendore si i tillë nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm.

“AKB në këtë rast vlerëson se kjo ndërhyrje e pa drejt e Qeveris së Kosovës në ekonomin e tregut  ku shteti ndërhynë në  konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të  nenit 10 dhe 11 të kushtetutës sepse sa  i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime”, deklaron AKB-ja në këtë komunikatë.

“Ky udhëzim ende nuk është publikuar në gazetën zyrtare, mirëpo kërkesa jonë është që këtë udhëzim ta apelojmë në Gjykate fillimisht për pezullim,  e mandej të vazhdohet procedura edhe për anulimin e tij të plotë, pasi që ky  udhëzim është në kundërshtim me ligjin për derivate të naftës neni 15”, deklaron AKB.

AKB shpreh gatishmërinë në vazhdimësi të jetë në funksion të zgjidhjes se kësaj çështje, duke ofruar edhe ndërmjetësimin e saj.

“Dhe në ç’do çështje tjetër të nevojshëm ne këto rrethana çrregullimesh ekonomike. Sugjerojmë Qeverinë që zgjidhjet të bëhen në bashkëpunim me komunitetet e bizneseve ne përgjithësi, por jo duke mare vendime te njëanshme dhe të pa koordinuara edhe me mundësit e Komunitetit të Bizneseve”.

Më një vendim, Ministria e Tregtisë, vendosi që nga sot deri nesër, çmimet tavan për derivatet.


Eurokoha
Vjosa
APR