Sot nafta më shtrenjtë
Foto: citroen-ks
Ekonomi

Sot nafta më shtrenjtë

Jeton Musliu / RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i rritur për një cent nga dita e hënë, ndërsa çmimi i benzinës 1.74 euro e i gazit 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.

Kështu, ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të hënën ka filluar të caktojë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Gjatë ditës së djeshme,  çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe i gazit 0.78 euro.

 


Eurokoha
Vjosa
APR