BSPK merr mbështetje nga `Solidarity Center` me seli në Tiranë
Rtklive
Foto: BSPK
Ekonomi

BSPK merr mbështetje nga `Solidarity Center` me seli në Tiranë

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) Atdhe Hykolli, ka pritur në takim përfaqësuesin e Zyrës së Qendrës së Solidaritetit (Solidarity Center) me seli në Tiranë, Steven McCloud.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë takim u bisedua për zgjerimin e formave të bashkëpunimit të BSPK-së me Zyrën e Qendrës së Solidaritetit (Solidarity Center).

“McCloud propozoi që në fazën e parë të organizohen disa trajnime dhe punëtori që do të mund të ofroheshin përmes Zyrës së Qendrës së Solidaritetit, si dhe një seminar në Prishtinë bashkërisht me liderët sindikalë për t’u njoftuar me punën e Qendrës së Solidaritetit dhe programet e saj për Kosovë, për Shqipëri dhe për Maqedoninë e Veriut. Për fazën e dytë propozoi organizimin e një seminari regjional ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit sindikalë nga tria shtetet e regjionit tonë të cilat janë pjesë e programit të Qendrës së Solidaritetit”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se McCloud gjithashtu e njoftoi Kryetarin e BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, se gjatë muajit korrik do t’ia organizojë një takim me përfaqësuesin e USAID–it për ekonomi dhe punësim për të diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit me BSPK-në.

“Kryetari i BSPK-së falënderoi McCloud, dhe theksoi edhe njëherë se prioritet kryesor i BSPK-së mbetet ngritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike të të punësuarve punëtorëve si dhe uniteti sindikal, e sa i përket bashkëpunimit me Qendrën e Solidaritetit dhe USAID-in, të gjitha format e bashkëpunimit dhe të përkrahjes në ngritjen e kapaciteteve të BSPK-së janë të mirëseardhura, si dhe çfarëdo qoftë ideje ose ndihme që vjen nga një shtet mik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon njoftimi nga BSPK-ja.


MË SHUME NGA Ekonomi