Parandalohet kontrabanda e alkoolit në veri të Mitrovicës
Ekonomi

Parandalohet kontrabanda e alkoolit në veri të Mitrovicës

Muharrem Miftari/RTKlive

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik.

Sikundër njofton Dogana e Kosovës, pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar, i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësitë e Doganës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë organizuar ndalimin dhe kontroillin e këtij automjeti.

“Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96%, në sasi prej 2400 litra. Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, do të vazhdojë të ushtrojë kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 


APR
Romay Lift