​Nafta lirohet për 2 centë, çmimi i benzinës i pandryshueshëm
Ekonomi

​Nafta lirohet për 2 centë, çmimi i benzinës i pandryshueshëm

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar çmimet e karburanteve për sot, çmimi i naftës do të jetë më i ulët për dy cent gjatë 24 orëve të ardhshme, kurse ai i benzinës mbetet i pandryshueshëm.

Ministria njofton se deri të premten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.84 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.84  €  për litër; çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.75  € për litër; çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 01/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e MINT.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.


APR