Mazreku: BKS-ja i ka bërë të gjitha përgaditjet për pritjen e mërgimtarëve
foto/BKS
Ekonomi

Mazreku: BKS-ja i ka bërë të gjitha përgaditjet për pritjen e mërgimtarëve

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku më bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare në Mardare për të parë nga afër parë të gjitha përgatitjet që BKS-ja i ka bërë për pritjen e mërgimtarëve.

Mazreku bëri me dije se në këtë pikë kufitare nga 1 Janari  i këtij viti e deri më sot kanë hyrë 44 998 automjete.

“Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku me kordinatorin e pikës në Merdare, Liridon Makolli të shtunën në mbrëmje kanë vizituar pikën kufitare të Merdares, ku nga afër ka parë të gjitha përgatitjet që BKS-ja i ka bërë për pritjen e mërgimtarëve. Mazreku bëri me dije se në këtë pikë kufitare nga 1 Janari  i këtij viti e deri më sot kanë hyrë 44998 automjete”, thuhet në njoftimin e BKS-së.

 


APR