08:30 / 04.07.2022
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës për 4 korrik
RTKlive
Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës për sot
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79€ për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76€ për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€ për litër.
Çmimet e lartë cekura vlejnë për datën 04/07/2022 prej orës 10:00 dhe janëvalide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.























