AKP përmbyll procesin e likuidimit e `Barnatores Popullore`
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

AKP përmbyll procesin e likuidimit e `Barnatores Popullore`

A.Bela / RTKlive

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për NSh “Barnatorja Popullore”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për: GJI074 Ndërmarrja Shoqërore “Barnatorja Popullore" me seli në Gjilan.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të këtij Raporti Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për NSh Barnatorja Popullore, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-18-0076) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 40 NSH/KB/Asete.

"Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së" njofton AKP.


APR
Romay Lift