Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
RTKlive
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, shqyrtimi i listës se kandidatëve për angazhimin e dy eksperteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës shqyrtimi i listës se kandidatëve për angazhimin e një eksperti për monitorimin e Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurime dhe shqyrtimi i Kërkesës për miratimin e buxhetit të Komisionit Hetimor parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022,ne nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.