Rukiqi: Sfidë për katër vite për OEK-un, ishte ndërrimi i qeverive
Foto/ Afet Bela
Ekonomi

Rukiqi: Sfidë për katër vite për OEK-un, ishte ndërrimi i qeverive

A.Bela / RTKlive

( E plotësuar, ora 10:06) Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit katër vjeçar në krye të OEK-ut.

Rukiqi tha se për këto katër vite është munduar të realizojë planin që e ka pasur. "Dje është njoftuar se tani jemi në përmbyllje të mandatit katër vjeçar të organeve të OEK-ut", tha ai, raporton RTKlive.

Rukiqi bëri me dije se janë njoftuar qindra persona që i kanë plotësuar kushtet për të votuar më 14 korrik. "Tani kemi kuvendin me 50 delegatë që do të jenë pjesë në Kuvendin e OEK-ut", tha ai.

“Dje pas dite i kanë marr ftesat për kuvend. Mbledhja e Kuvendit është të enjten, krahas saj 50 delegatët e kanë mundësinë me qenë të propozuar nga subjekti I shoqatës që është pjesë e kuvendit për kandidatë për kryetar. Deri në këto momente nuk ka që dikush zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën për kryetar. Unë nuk dua të flas se kush janë kandidatët deri tash, sepse shumica prej tyre, disa më herët e disa më vonë kanë filluar lobimin për me qenë kryetar të OEK-ut, por normalisht nuk je konditat derisa nuk e dorëzon kandidaturën zyrtarisht dhe derisa nuk certifikohet si kandidaturë. Nga pozicioni im nuk më lejohet me komunikuar se kush mund jetë si mund të jetë deri në momentin që kemi kandidatura zyrtare. Por, është një garë e hapur, dhe krejt çka mundem me thënë është se vërtet do të ketë garë, nuk do të ketë vetëm një kandidat”, theksoi Rukiqi.

Rukiqi tha se me përfundimin e mandatit nuk do të largohet nga jeta publike.

Sipas tij për një mandat kanë punuar me katër kabinete qeveritare për shkak të ndërrimit të qeverive të Kosovës.Ai ka folur edhe problemet që i ka pasur ekonomia e Kosovës. “Edhe si rezultat i uljes së barrierave, eksporti i Kosovës drejt këtyre vendeve, edhe të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, ka një rritje prej 60 për qind. Pra, kemi arrit me krijuar ura të bashkëpunimit me tregje të reja, ura të bashkëpunimit ekonomik dhe këtë e kemi arrit me mbi 40 forume ekonomike, me shumë vende që pothuajse nuk ka pasur fare bashkëpunim. Dua ta përmendi rastin e Izraelit, që realisht një njohje politike na ka krijuar rrethana për me rrit bashkëpunimin ekonomik”, theksoi ai.

Sipas tij për këto vite kanë sjellë investime në Kosovë.

---

(Ora 06:40) Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit katër vjeçar në krye të OEK-ut.

Ndryshe Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është në proces të zgjedhjeve të organeve të reja.

Kuvendi i Odës do të mbahet më 14 korrik.

Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. 

Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bënë ndërkombtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Oda Ekonomike e Kosovës kontribon në zhvillimin e ndërmarrjeve, poashtu me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane. 


Eurokoha
Vjosa
APR