Ambasadori gjerman, të rinjtë shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës
Afet BELA/ RTKlive
Në Prishtinë për tri ditë nën organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me mbështetjen e Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mbajtur “Forumi i parë Ekonomik Gjermano-Kosovar”, në të cilin kanë marrë pjesë mysafirë të ftuar nga Kosova, Gjermania etj.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, ka shkruar në profilin e tij në “Twitter”, për këtë forum i cili ka mbledhur rreth 250 mysafirë nga Kosova dhe Gjermania.
“Diskutime emocionuese në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga OEGJK me palët kyçe të interesit nga Kosova dhe Gjermania për tema të rëndësishme si kontraktimi i jashtëm në Kosovë, TIK, afrimi dhe ripërtëritja, energjia e rinovueshme dhe të rinjtë si shtytës për zhvillimin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar ai.
Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi dhe eksporti i prodhimeve nga Kosova për të në shtetet ndryshme të BE-së, e veçanërisht për Gjermani.
RTK ishte sponsor medial i ceremonisë zyrtare të hapjes së "Forumit të parë Ekonomik Gjermano-Kosovar".























