14:15 / 10.07.2022
MSh: 285 raste të reja me COVID-19 COVID
Muharrem Miftari/RTKlive
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 285 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga infeksioni koronavirusit COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 203 persona.
Bëhet e ditur se në tërësi numri i rasteve aktive është 2.169, duke bërë që rastet me COVID të rritet me 33.17 për qind.
E për shkak të festës së Kurban Bajramit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.























