ATK mblodhi 355.5 milionë euro tatime
BKT
Foto/ Valjeta Shala/ RTK
Ekonomi

ATK mblodhi 355.5 milionë euro tatime

Valjeta Shala/RTK

( E plotësuar, ora 11:30) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se parakusht për një institucion është rritja e besimit.

“Përgëzoj për punën dhe arritjet në këtë 6 mujor dhe falënderoj tatimpaguesit. Secili që paguan me rregull është kontribuues të këtij shteti. Jemi të interesuar edhe me teje që të rrisim forcimin, suksesin dhe besimin në institucione. Çdo euro kthehet te qytetari. Kur e sheh qytetari që paraja publike nuk keqpërdoret rritet besimi. Në krahasim me vitet paraprake kemi rritje të pagesës së tatimeve. Çdo biznes që nuk lëshon kupon fiskal duhet të bëhet lajm dhe të denoncohet në ATK”, tha ai.

Ministri Murati ka ftuar mërgimtarët që të kërkojnë kupon fiskal kur të blejnë produkte në Kosovë.

Murtezaj: Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave

Afet BELA/ RTKlive

( E plotësuar, ora 11:05) Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj sot në një konferencë për media, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

Murtezaj tha se ATK mblodhi 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin ka rritje për 26.5 milionë euro apo 8.1%.

"Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 66.3 mil, € apo 22.9%. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë: Fuqizimi i kontrollit të brendshëm e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve në 100%, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, zbatimi i rekomandimeve nga organizata ndërkombëtare”, tha Murtezaj,  raporton RTKlive.

Sipas tij të gjithë këta faktor kanë ndikuar që ATK-ja të dalë me rezultat sa më të mirë për këtë periudhë. “Kemi inkasuar 77 milionë euro borxhe që janë të trashëguara dhe kjo tregon për efikasitet në mbledhjen e borxheve”, theksoi ai.

ATK prezanton të arriturat për periudhën janar-qershor 2022 (Ora 07:27 )

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj sot do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

"Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati", njofton ATK-ja.


MË SHUME NGA Ekonomi