14:03 / 12.07.2022
Kryeministri kroat: Kroacia në Euro Zonë arritje strategjike
A.BELA/ RTKlive.com
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot ka shkruar në “Facebook” ,se nga 1 janari Kroacia do të jetë në Eurozonë.
“Futja e euros do ta bëjë ekonominë tonë më elastike dhe do të rrisë standardin e qytetarëve në planin afatgjatë. Anëtarësimi në zonën evropiane të Kroacisë sjell siguri më të madhe në një krizë”, ka shkruar ai.























