07:49 / 13.07.2022
AKP-ja sot pranon ofertat për shitjen e disa aseteve
A.Bela / RTKlive
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të mërkurën e mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit.
Ofertat do të pranohen prej orës 10:00 deri në 12:00.
Kurse gjysmë ore pas dorëzimit të ofertave do të bëhet hapja e tyre.























