Rizvanolli:Rreth 23 milionë euro u shpenzuan për subvencinomim të energjisë
BKT
FOTO/ Qëndresa Duraku/ RTK
Ekonomi

Rizvanolli:Rreth 23 milionë euro u shpenzuan për subvencinomim të energjisë

Afet Bela / RTKlive

( E plotësuar, ora 12:55) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës , Artane Rizvanolli, ka përfunduar raportimin në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo para anëtarëve të Komisionit paraqiti të dhëna se si është menaxhuar kriza energjetike në Kosovë dhe u shpreh e gatshme që të bashkëpunoj me komisionin.

( E plotësuar, ora 12:25) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës , Artane Rizvanolli, po vazhdon raportimin për menaxhimin e krizës energjetike dhe tha se në total për këtë vit për subvencionim të energjisë janë shpenzuar rreth 23 milionë euro. Kurse për 90 milionë euro, ajo tha se nuk është bërë ende alokimi, por është bërë vetëm zotimi për to.

Rizvanolli: Falë KEK-ut Kosova menaxhoi mirë krizën energjetike

( E plotësuar, ora 11:30) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës , Artane Rizvanolli, po vazhdon raportimin për menaxhimin e krizës energjetike dhe sipas saj nuk ka shtet që nuk është prekur nga kriza.

“Ne kemi nevojë për import të energjisë, kaq kemi kapacitete dhe ka qenë e pa shmangshme që të mos prekemi nga kriza. Kërkesat për energji ka qenë e madhe dhe sidomos gjatë dimrit. Nëse flasim për vendet e rajonit, Shqipëria, ka dhënë 320 milionë dollar, Maqedonia e VEriut mbi 160 milionë euro. Kosova nuk ka kaluar keq dhe për këtë unë dua t’i falënderoj punëtorët e KEK që kanë bërë një punë të mirë. Ne kemi kaluar mirë fal puëntorëve të KEK-ut. Të gjitha masat që i kemi marrë kanë qenë të duhura”, tha ajo duke iu përgjigjur deputetit Pal Lekaj.

Deputeti Lekaj ka kritikuar ministren e cila gjatë krizës energjetike ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të ngrohen me batanije.  Ai ka kritikuar qeverinë rreth subvencionimit duke e vlerësuar atë se ka qenë vendim diskriminues.

Rizvanolli: Qeveria ka subvencionuar qytetarët për energji dhe jo kompanitë

( E plotësuar, ora 11:00) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës , Artane Rizvanolli, tha se qeveria kanë subvencionuar qytetarët e Kosovës për të përballuar çmimet e energjisë dhe jo kompanitë.

LIVE-Rizvanolli: Subvencionimi siguroi stabilitet në sektorin energjetik

( E plotësuar, ora 10:50) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se kanë ndërmarrë hapa specifik për të mbajtur situatën stabile me energji.

“Në momentin që kemi parë situatën në Evropë kemi ndërmarrë hapat e duhur”, tha ajo. Rizvanolli bëri me dije se secili është munduar të punoj të për menaxhuar sa më mirë efektet e krizës energjetike.

“Ka pasur diskutim dhe kanë qenë çështja që janë diskutuar në vijimësi, ka pasur një dakordim që të subvencionohet, akterët e tregut kanë kërkuar subvencionim më të madh. Një rekomandim tjetër ka qenë adresimi për kursim të energjisë dhe si ministri kemi publikuar manual”, deklaroi ajo.

Rizvanolli theksoi se vendimi i ZRrE-së për tarifat ka qenë autonom dhe se nuk ka pasur ndërhyrje nga qeveria.

Rizvanolli: Nuk besoj se KEK-KOSTT kanë bërë tregti të energjisë pa licencë

( E plotësuar, ora 10:35) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës ,znj. Artane Rizvanolli,  iu përgjigjur deputetit Ferat Shala për tregtinë që KEK dhe KOSTT kanë bërë me energjinë në mënyrë jo ligjore. “Nuk besoj se KEK dhe KOSTT kanë kryer tregti të energjisë pa licencë. Nuk kam informata të tilla edhe po të shihja listin e kompanisë nuk e di”, tha ajo.

Rizvanolli: Subvencionimi siguroi stabilitet në sektorin energjetik

( E plotësuar, ora 10:20) Ministrja e ekonomisë e Republikës së Kosovës ,znj. Artane Rizvanolli,  tha se subvencionimi i energjisë nga qeveria e Kosovës për sektorin energjik ka zbutur krizën energjetike dhe ka krijuar mundësi për të pasur siguri në stabilitetin energjetik, raporton RTKlive. Sipas saj si ministri kanë bërë përpjekje për të vetëdijësuar qytetarët për energji.

Filloi mbledhja e Komisionit Hetimor për energjinë

( E plotësuar, ora 10:12) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës. Përpara nisjes së raportimit, Rizvanolli nënshkroi betimin se do ta thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Rizvanolli sot intervistohet nga Komisioni Hetimor për energjinë(Ora, 05:52 )

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite është  intervistimi i ministres së Ekonomisë së Republikës së Kosovës ,znj. Artane Rizvanolli dhe diskutimi dhe votimi eventual i emrave të ekspertëve, raporton RTKlive.

Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Mbledhja fillon në ora 10:00


MË SHUME NGA Ekonomi