Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi i benzinës do të jetë 1.67 euro, për 1 cent më i ulët se gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa nafta dhe gazi mbeten me çmimi të pandryshuar me një ditë më parë.
MIINT njofton se çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.67 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.74 euro për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz mbetet 0.78 euro për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 15/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.























