Komisioni për Mjedis miratoi disa projektligje
RTKlive
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën miratoi disa projektligje.
Komisioni gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoi dhe miratoi raportin me amendamente të nëntëmbëdhjetë (19) projektligjeve për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje nga fusha e bujqësisë, si në vijim: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/5 i Kosovës për Farërat, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësi Organike, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e bimëve, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për gjuetinë, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë, Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit produkteve për mbrojtjen e bimëve, Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e buqëve, si dhe Projektligji, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore.
Anëtarët e Komisionit, po ashtu votuan edhe Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).























