Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi i naftës është rritur me një cent sot ndërsa benzina është ulur për një cent. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë sikurse ditëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të ardhshme çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.75 euro për litër, ndryshe nga një ditë më parë që një litër blihej 1.74 euro.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.66 euro për litër, ndryshe nga një ditë më parë që një litër blihej 1.67.
Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit gas është 0.78 euro për litër, i pandryshuar prej kohësh.
Këto çmime hyjnë në fuqi prej orës 10:00.























