VIDEO-Ministri Murati prezanton masën e re të qeverisë për punësim
BKT
FOTO/ Fatos Cërvadiku
Ekonomi

VIDEO-Ministri Murati prezanton masën e re të qeverisë për punësim

Afet BELA/ RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media ka prezantuar nismën e re të qeverisë për punësim.

“Kjo masë mbështet familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, duhet të sigurohet si shtet e qeveria kanë nevojë për nga një të punësuar”, tha ai. Sipas tij punësim i një anëtari të familjes është i mirë për të gjithë. Ai tha se shteti do t’ia subvencionojë deri në 70 për qind pagën, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.“Kemi edhe një masë të për punësimin e mbajtësve të familjes. Si Qeveri jemi munduar të marrim masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Kemi dorëzuar në kuvend edhe ligjin për pagë minimale dhe marrëveshjen për reformën e skemës sociale. Bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes do t’i mbështesim deri në 70 për qind të pagës bruto. Ne do t’i publikojmë kriteret dhe ata persona që nuk kanë të punësuar duhet të lajmërohen në agjencinë për punësim dhe të tregojnë për cilat fusha kanë aftësi”, tha Murati.

Ai ka folur edhe për masat që i ka përkrahur qeveria. “Me tri masat e qeveriës janë punësuar mbi 10 mijë të persona”, theksoi ai.

Ministri Murati ka folur edhe për reformën e skemave sociale dhe pensionale. “Ftoj edhe opozitën që të jetë pjesë e reformave dhe të votojë për të”, tha ai, raporton RTKlive.

Murati ka folur edhe për tavanin për çmimet e naftës e sipas tij ka pasur efekt pozitiv. “Me këtë janë parandaluar abuzimet e çmimeve bazë. Edhe tek energjia elektrike kemi subvencionuar dhe ka pasur efekt pozitiv”, theksoi ai.

Kurse për çështjen e veteranëve, Murati tha se së bashku me shoqatat e luftës do të diskutohet edhe pastrimi i listave, e sipas tij Gjykata e zgjidh atë çështje për veteranët e rrejshëm.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

T'i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;
Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;
 Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).
Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:
Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;
OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
Mënyra e subvencionimit:
 
Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro në muaj subvencionim nga Qeveria për punëtor);
Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.
Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyreve të Punësimit mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index


MË SHUME NGA Ekonomi